Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë.
Gjatë një kontrolli në Viale della Vittoria policia ka kontrolluar të dhënat personale të një 36-vjeçari i cili rezultoi në kërkim për qëllime ekstradimi.
I arrestuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për hetime të mëtejshme të rastit.
Kërkimi ndërkombëtar përfshinte një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2015 për plagosje të rënda pas një përleshje me armë.
Pas një dënimi të dhënë me 2 vjet, shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 1 viti, 7 muaj e katër ditë burg në Ankona.