Analisti amerikan, Edward Joseph është shprehur se nëse Ukraina njeh Kosovës si shtet, pas saj do ta njohin edhe 4 shtete të tjera.
Sipas tij 4 vendet e NATO-s Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë çelësin për Kosovën dhe Serbinë për normalizimin e gjithë Ballkanit.
“Nëse 4 vendet e NATO, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, e njohin Kosovën, i hapet shtegu drejt NATO që s’mund ta bllokojë as Serbia, as Rusia, as Kina. Kjo do ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën. Propozimi im i publikuar në një gazetë është se nëse Ukraina tani e njeh Kosovën, Spanja dhe të tjerat do të bëjë të njëjtën gjë, çelësi këtu nuk është Serbia, por Greqia dhe vendet e tjera të NATO,” u shpreh analisti.