Deputeti demokrat, njëherësh kandidat për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi deklaron se raporti i djeshëm i publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit tregoi Shqipërinë e vërtetë: Drejtësi jo e lirë, korrupsion i frikshëm dhe media të kapura.
Boçi shprehet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.