-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Rusia ka kërkuar armë vdekjeprurëse nga Kina

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg ka deklaruar se ka indicie se Rusia mund të ketë kërkuar nga Kina armë vdekjeprurëse. “Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë bërthamore, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, tha Stoltenberg në një konerencë shtypi në Bruksel.

Ai deklaroi se nëse Kina iu përgjigjet kërkesave të Rusisë do të nënkuptonte mbështetjen e saj në një luftë të paligjshme. “Ne shohim se si Kina dhe Rusia po afrohen gjithnjë e më shumë në fushën ushtarake, stërvitje të përbashkëta, patrulla të përbashkëta, patrulla detare dhe ajrore në fushën ekonomike dhe gjithashtu në fushën politike dhe diplomatike”, tha Stoltenberg. “Pra, takimi në Moskë është pjesë e atij modeli ku Kina dhe Rusia po punojnë gjithnjë e më ngushtë dhe po ndërtojnë një partneritet më të fortë dhe më të fortë.”

Komentet e shefit të NATO-s vijnë pas takimit të Putin me Xi Jinping, ku dy vendet u zotuan për të forcuar marrëdhëniet mes tyre. Në nisje të agresionit rus në Ukrainë, Kina deklaroi se është e paanshme në konflikt. Megjithatë, Kina ka fajësuar NATO-n si përgjegjëse për përshkallëzimin e konfliktit dhe refuzoi vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit