-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, SHBA: Marrëveshja është e detyrueshme edhe pa firmë

Kryesoret

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është ligjërisht e detyrueshme dhe pa nënshkrim, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

AI ka treguar se një nga elementët kyçe të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit europian.

Hill theksoi se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumcië serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke thënë se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj”, tha Hill, duke shtuar se “Asociacioni është i rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë me shumë siguri dhe të ardhme”.

Hill më pas tregoi se gjatë karrierës së tij diplomatike ka qenë i përfshirë në negociata që kanë çuar në marrëveshje pa nënshkrim, sikurse kjo e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hill.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit