Dënohet me 30 muaj burg 36-vjeçari shqiptar Eljo Bitri, i kërkuar nga SPAK dhe në Belgjikë për vrasje. Shqiptari që donte të kalonte kufirin në De Lutte me tre armë zjarri të mbushura duhet të shkojë në burg për një kohë të gjatë.
36-vjeçari është dënuar nga gjykata e Almelo me 30 muaj burg për udhëtim me letra false dhe importim të tre armëve të zjarrit të mbushura me silenciatorë dhe municione. I pandehuri tjetër Ohran K. (49) u lirua nga akuza për kontrabandë me qenie njerëzore dhe importim të armëve.
Dy burrat u kapën gjatë një kontrolli kufitar në nëntor të vitit të kaluar, ku u gjetën tre armë zjarri të mbushura në një vend të posaçëm në makinën me qira që kishin marrë të dy. 36-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, operacion në të cilin ra në pranga i shumëkërkuari Nuredin Dumani.
Eljo Bitri, i njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, u përmend në dëshmitë e Nuredin Dumanit, teksa e cilëson atë si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Mbi Bitrin rëndojnë 7 akuza, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.