-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës

Kryesoret

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media pasditen e sotme. Paraprakisht, dje ishte intervistuar edhe drejtori i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi, i cili pas marrjes në pyetje ishte liruar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit