Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vdekjen tragjike të 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi ra nga tarraca e një pallati në Itali. Autopsia ka konfirmuar se rënia e saj nuk ishte aksidentale, por ka ndodhur pas një shtytjeje.
Dëmtimet e pësuara në pjesën e pasme të kafkës sugjerojnë se ajo ka rënë mbrapsht, duke hedhur dyshime mbi një vetëvrasje dhe duke nxjerrë hipotezën e një krimi të mundshëm.
Një 15-vjeçar, ish-i dashuri i Aurorës, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje me dashje, pasi dëshmitarët kanë parë skenën ku ai godiste me grushta vajzën dhe e mbante të varur pas parmakut derisa ajo ra.
Ky zhvillim vjen pas një hetimi të thelluar, ku janë mbledhur dëshmi të rëndësishme nga personat që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes tragjike.