Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka qenë nën vëzhgimin e policisë për tre vite. Më pas edhe të SPAK. Hetime në kuadër të hapjes së hetimit për shkelje të barazisë në tenderin me vlerë 3 milionë euro.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive BOE EGLAND& BE-IS.
Më pas punimet do t’i kryente kompania 2AF ALBANIA GROUP. Kompani e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë.
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, VOA: Si favorizoi Lefter Alla kompaninë e mikut të tij
Kompania që do kryente punimet administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës. Edhe ky i arrestuar. SPAK ka arritur të sigurojë prova për lidhjen mes tyre.
Ata janë parë së bashku në disa ambiente. Kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë pasur komunikim mes tyre në rrjetin Whatsapp. Po kështu sillen në dosje dhe postimet e kryebashkiakut Alla.
Në dosje thuhet se fituese të tenderit janë kompanitë e Rasim Dacit dhe Dali Gazidedes. Por punimet janë kryer nga Aqif Konesha.
Por deklarimet e dhëna nga Rasim Daci kanë elementë kontradiktorë, pasi nuk saktëson datën kur ka lidhur marrëveshjen nënkontraktore me Aqif Koneshën, kompania e mikut të Lefter Allës që ka kryer punimet.
Dosja që e çoi në burg! SPAK: Lefter Alla i dha tenderin e ujësjellësit shokut të tij
Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumë e 4 milionë leke të reja, por më pas në dokumente është shkruar shuma 36 milionë lekë.
Në përgjime rezulton se Rasim Daci ka orientuar Dali Gazideden se si të flas para hetuesve gjatë marrjes në pyetje.
Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për këtë tender administratorët kanë nisur që të printojnë edhe fatura për punimet që po kryenin.
Kryebashkiaku Lefter Alla, Rasim Daci dhe supervizorja Ana Nishku kanë firmosur një procesverbal në bashkinë e Bulqizës për rifillim të punimeve me datën 11 shkurt 2022.
Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori tenderin 3 milionë euro nga Lefter Alla
Por në këtë pikë hetuesit kanë kërkuar ndihmën e kompanive celulare.
Sipas qelizave të celularëve, ata kanë qenë në vende të ndryshme gjatë asaj dite dhe pavarësisht se mes tyre ka pasur komunikime telefonike, në asnjë moment te ditës të tre telefonat nuk janë ndodhur bashkë në antenën që mbulonte zonën e Bulqizës.
Kjo është prova e SPAK me te cilën akuzon pronarin e kompanisë dhe supervizore për falsifikim dokumentesh.