-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi

Kryesoret

Ditën e sotme është arrestuar zëvendës drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi pasi është përfshirë në organizatë kriminale.

Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, Dejan Knezheviç është arrestuar për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me një grup të arrestuar së fundmi, të cilin Prokuroria Speciale e Shtetit e akuzon për krijimin e një organizate kriminale dhe kontrabandë droge.

Arrestimi i Knezheviç u bë e mundur ditën e sotme rreth orës 17:00 nga anëtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO).

Dejan është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë. Më parë ka shërbyer si drejtues në Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.

Ai u emërua Ndihmës Drejtor i Drejtorisë së Policisë për Krimin e Organizuar në mars të vitit 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit