Ditën e sotme policia ka zhvilluar një operacion anti drogë ku ka arrestuar 20 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policer që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave.
U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim. Në cilësinë e provës, u sekuestruan 2 kg e 121 kokainë, 300 doza kanabis, 5 milionë lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.”, njofton policia.