-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata zbut dënimin e Bllakos dhe Dervishajt për inceneratorët

Kryesoret

Gjykata e Posaçme i ka kërkuar prokurorisë së posaçme që të saktësojë akuzat e ngritura ndaj ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, Alqi Bllako nga korrupsion i zyrtarit të lartë në korrupsion të funksionarit publik. Rikualifikimi i kësaj vepre penale zbut marzhin e dënimit ndaj Bllakos.

Por ndërkohë që për çështjen e inceneratorit të Fierit, Bllako akuzohet tashmë për veprën penale  “korrupsion i funksionarëve publikë”, në çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku gjithashtu është i pandehur, akuza mbetet “korrupsion i zyrtarëve të lartë”.

Po ashtu, edhe ndaj ish-zv Presidentit të FSHF, Arben Dervishaj, gjykata rikualifikoi akuzën nga shpërdorim detyre në korrupsion pasiv në sektorin privat dhe falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

SPAK deklaroi se për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit