-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Shqipërinë dhe Estoninë i bashkon vizioni për një BE të sigurt!

Kryesoret

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për vizitën që ka mbajtur në Estoni, icili është takuar me homologun e tij dhe Presidentin Alar Karis, duke theksuar për një mirënjohje e mbështetje të vazhdueshme të atyre krah Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Postimi i Peleshit

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, dhe Kryetarin e Parlamentit estonez, Lauri Hussar.
Shqipëria dhe Estonia ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, një orientim të qartë euroatlantik dhe një angazhim të palëkundur për paqen, sigurinë dhe unitetin europian.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, sigurinë europiane, mbështetjen për Ukrainën dhe zgjerimin e partneritetit në digjitalizim, siguri kibernetike, ekonomi, kulturë dhe turizëm.
Shqipëria dhe Estonia, partnerë të afërt dhe aleatë të besueshëm, të bashkuar nga vizioni për një Europë më të sigurt, më të madhe, më të fortë dhe më të bashkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit