-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plehrat në Elbasan nuk digjen, Llatja paguan për incenerator inekzistent

Kryesoret

Njëlloj si Erion Veliaj, edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja paguan miliarda nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që  nuk ekziston. Në këtë qytet, instancat lokale paguajnë 25 mijë lekë të vjetra për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve edhe pse kompania koncensionare e Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos nuk ka punuar asnjë ditë. Në Elbasan, institucionet lokale paguajnë 25 mijë lekë të vjetra për depozitimin dhe incenerimin e mbeturinave, ndërkohë që djegësi i Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos nuk ka punuar asnjë ditë.

Në janar të këtij viti, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, nënshkroi një kontratë shërbimi me kompaninë publike “Eco-Elb”, e cila menaxhon landfillin e qytetit, pas vendosjes nën sekuestro të aseteve të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”. Neni 4 i kontratës mes bashkisë së Elbasanit dhe kompanisë “Eco-Elb” parashikon shprehimisht se objekt i saj është pranimi, depozitimi dhe incenerimi i mbetjeve urbane.

Për këtë shërbim të plotë, institucioni i drejtuar nga Llatja merr përsipër që të paguajë tarifën prej 2500 lekësh të reja ose mbi 20 eurosh për ton mbeturina, siç përcaktohet në nenin 7 të kontratës. Por, siç ka raportuar më herët ‘Syri Televizion” dhe siç e konstatoi së fundmi edhe “Zëri i Amerikës”, në landfillin e Elbasanit nuk kryhet incenerim i mbetjeve urbane, pasi impianti i përpunimit të plehrave nuk funksionon. Pamjet e transmetuara tregojnë se si kodra të tëra me plehra digjen buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore, e cila shndërrohet në rrezik potencial për jetën dhe shëndetin e banorëve të qytetit.

“Eco Elb” është një kompani publike me aksionarë, bashkitë e qarkut Elbasan. Ajo u krijua për të marrë në dorëzim landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, në përfundim të kontratës koncesionare ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Albtek Energy” në pronësi të Stela Gugalljas, por që sipas SPAK ka pronar faktik Mirel Mërtirin. Periudha koncesionare përfundonte në dhjetor të vitit 2021. Por, siç rezulton në kontratën ndërmjet bashkisë së Elbasanit dhe shoqërisë publike “Eco-Elb”, pronar i inceneratorit vijon të jetë Stela Gugallja.

Prej krijimit të shoqërisë publike “Eco-Elb”, bashkitë e qarkut Elbasan kanë paguar mbi 1 milionë euro për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve urbane. Situata me pagesat për inceneratorin e Elbasanit është saktësisht me atë që po ndodh edhe me mbeturinat e Tiranës. Bashkia e kryeqytetit vijon të paguajë 29 euro për ton mbeturina, ndërkohë që kompania koncesionare e Sharrës nuk kryen incenerimin e mbetjeve urbane, sipas parashikimeve kontraktuale./ SyriTV

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit