Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike në automjet. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë momentin të ndalimit, 35-vjeçari ka refuzuar t’iu bindet uniformave blu dhe në tentativë për t’u larguar ka aksidentuar një automjet të parkuar.
“Drejtuesi i automjetit shtetasi D.C. 35 vjeç, nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 35 vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale) një sasi lënde narkotike canabis sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.
35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.