Pak kohë më parë, moderatorja e rubrikave sportive, Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Siena.
Ajo ka zbuluar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, se nuk është e martuar, por bashkëjeton me partnerin, për të cilin ka qenë e rezeruvar me detajet.
Pyetje: Si të gëzon burri ty?
Ilda: Më ka bërë Sjenën, s’ka lumturi më të madhe.
Pyetje: Po ti si e gëzon burrin?
Ilda: Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta. Nuk do i themi të gjitha këtu.
“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, rrëfeu gazeterja.
E pyetur nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë, pas vogëlushes 8-muajshe tha:
“Tani që bëra vajzën, do shijoj vajzën. Pastaj, çfarë të jetë e shkruar.”