-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me drogë në makinë, aksidentohet shqiptari gjatë arratisjes

Kryesoret

Autoritet italiane kanë arrestuar një 46-vjeçar shqiptar ditën e djeshme për drogë në zonën e Fontanellatos.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari  kishte precedent të mëparshëm në trafikun e drogës.

Patrulla e policisë urdhëroi ndalimin e makinës në të cilën ndodhej shqiptari por iu shmang sinjalit dhe u largua.

Gjatë ndjekjes, policia kuptoi që ai hodhi një qese nga dritarja. Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur.

Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të arratisej por është kapur sërish.

Gjatë kontrollit në rrugë, u gjet qesja e hedhur nga shqiptari, e cila përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram.

46-vjeçari u arrestua për posedim droge dhe u mbajt në dhomën e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit