Shpërndante doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen 80 doza kokainë gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare. Operacioni u zhvillua në Bllok.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua Leonard Abdia 44 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.