Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme ka marrë flakë një makinë në rrugën “Ndre Mjeda” ku si pasojë është asfiksuar nga tymi një 73-vjeçare me inicialet H. GJ.
Mësohet se ajo tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se makina e parkuar është në pronësi të shtetases A.B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.