-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në degën e “Rithemelimit” të Krujës, jep dorëheqjen Sabah Stafuka

Kryesoret

Ditën e sotme situata në degën e “Rithemelimit” të Fushë-Krujë ska qenë e tensionuar pas një sherr mes kandidatit për kryebashkiak, Agron Loka dhe kryetarit të degës së Fushë Krujës, Sabah Stafuka.

Pas sherrit Stafuka për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar dorëheqjen pas dekadash në krye të kësaj dege.

“Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Niklës, Thumanës, Bubqit, Malësisë. Dua të shpreh falënderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohet më të vështira të drejtimit të PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie sinqeriteti dhe besimi. Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë-Krujë. Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëjë një hap pas sepse demokratët meritojnë me shumë. I juaji, me respekt Sabah Stafuka,” ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit