-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimet me krerët e politikës në Tiranë, Kurti: Diskutova për 2 çështje

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve që pati këtë të diel në Tiranë, me krerët e politikës shqiptare.

Kurti u shpreh se gjatë takimeve, u diskutua për progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës në 2 vitet e fundit dhe për marrëveshjet me Serbinë, në Bruksel dhe në Ohër.

“Jam takuar sot me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Vizitë pune në Tiranë, e fillova me presidentin Bajram Begaj, për të vazhduar me kryetaren e Kuvendit të Republikës, zonjën Lindita Nikolla.

Pastaj një drekë pune me kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentin Meta. Gjatë këtyre takimeve unë theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes sonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur.

Në anën tjetër, i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe aneksin e zbatimit në Ohër për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë.

Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut, por gjithashtu me elementët përbërës të marrëveshjes që tashmë duhet të realizohet,” theksoi Kurti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit