Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Top Channel, ku rreth orës 01:00, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj godinës dhe si pasojë, humbi jetën roja e sigurisë, Pal Kola 60-vjeç.
Arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me qytetin bregdetar.
Konkretisht dyshohet se automjeti që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi ngjarjes pas djegies së makinës së krimit ka udhëtuar drejt Vlorës.
Efektivët po kontrollojnë në krah të rrugës nëse killerat kanë hedhur diçka nga makina për të fshehur gjurmët. Deri tani asgjë.