-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi rus? Berisha: Nuk kam prova të reja, Basha raport personal me kompaninë ruse

Kryesoret

Auditi i selisë blu nuk ka gjetur asnjë provë të re për financimet e dyshuara ruse të PD-së në kohën e Bashës. Por Sali Berisha i kërkoi sot prokurorisë që të rihapë hetimet për Lulzim Bashën. Gjatë një deklarate për mediat, ish-kryeministri tregoi arsyet se përse Lulzim Basha duhet të rihetohet.

Duhet të rihapet hetimi për 500 dollarët që kompania e kontrolluar nga inteligjenca ruse, i ka paguar Nick Muzinit, që janë ose shpërblim i zbulimeve ruse personalisht për Bashën ose burim tjetër që është përzgjedhur një kompani e zbulimeve ruse. Këtë nuk e dimë. Nuk di as raportin e Biniata Trade me Bashën. Por Biniata Trade nuk ka marrë asnjë qindarkë nga arka e PD-së. Është akt personal i Lulzim Bashës.

Lobimi rus? Berisha nxjerr raportin: Origjinën e 500 mijë $ e di Basha, por refuzoi të flasë

Raporti unë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që mbylli Rama. Ne kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka nxjerrë, nuk ka në financat e saj një qindarkë të hyrë apo dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga “Biniata Trade”, një kompani ruse në Skoci që pagoi në emër të PD-së. Këtë e ka ditur prokuroria. E ka dosja këtë fakt. Por prokuroria që e vuri nën akuzë Bashën për larje parash e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Por ka një zhvillim, akt-akuza e organeve amerikane në të cilën Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, që Rama përmes këshilltarit të tij Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.

Kjo përbën një detyrim hetimor të padiskutueshëm për prokurorinë. Rama, Duçka dhe dëshmitarët të vendosen nën hetim. Basha duhet të ballafaqohet me të gjitha provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit