-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi rus? Berisha nxjerr raportin: Origjinën e 500 mijë $ e di Basha, por refuzoi të flasë

Kryesoret

Sali Berisha shfajësoi sot PD-në duke i lënë përgjegjësinë e lobimit të dyshuar rus në SHBA vetëm Lulzim Bashës. Ledina Mandija në cilësinë e kryetares së grupit të auditit ka prezantuar sot gjetjet e raportit të institucioneve amerikane se PD në kohën e Lulzim Bashës është financuar me 500 mijë dollarë me origjinë ruse.

Mandija deklaroi se PD në kohën e Bashës nga selia blu kanë dalë vetëm 125 mijë dollarë. Po 500 mijë dollarët që dyshohet se janë financim rus? Kjo shumë, tha Mandija nuk ka dalë nga selia e PD-së. Origjinën e kësaj shume, tha ajo, e di vetëm Basha, i cili refuzoi ftesën për t’u përgjigjur.

Në PD nuk ka pasur rregullore të brendshme dhe bord për financimet. Kjo ka qenë përgjegjësi e kryetarit të partisë. Sa i takon përdorimit të fondeve, auditi është i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur.

Marrëveshja me “Biniatta Trade” nuk është firmosur asnjëherë me PD-në. Nuk jemi në kushtet e moskelarimit të PD-së në deklarimet në tatime, QKB apo KQZ për të ardhurat dhe shpenzimet apo palë të treta jashtë vendit. Nga pagesat e kontrolluara rezulton se është paguar 25 mijë dollarë, plus 100 mijë dollarë po në 2017.

Nuk rezulton asnjë lidhje me “Biniata Trade” në shumën e 500 mijë dollarë sikur ishte akuza në drejtim të PD-së. Për denoncim me para ruse nuk ekziston asnjë burim. U ftua edhe Basha por nuk iu përgjigj ftesës. Për Bashës që mund të jetë i implikuar është edhe kryeministri që kishte dijeni të punës së këshilltarit të tij, Dorian Duçka në aferën “McGonigal”” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit