-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen furtuna nga deti! Merren masat në Vlorë

Kryesoret

Kapiteneria në Vlorë njofton pezullimin e lundrimit detar për shkak të motit të keq. “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 27 – 28 mars 2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 27 mars 2023 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 27 – 28 mars 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

  1. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  27 – 28 Mars 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 Mars 2023 ora 12:00″, njofton Kapiteneria e Vlorës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit