-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reforma e pensioneve, sindikatat franceze thirrje për një grevë të re të martën

Kryesoret

Edhe një herë, në ditën e dhjetë nga fillimi i mobilizimeve, sindikatat franceze nesër të martën thërrasin punëtorët në grevë dhe demonstrata kundër reformës së sistemit të pensioneve të vendit të promovuar nga presidenti Macron.

Greva do të ndihet veçanërisht në sektorët e transportit dhe arsimit, ndërkohë që tashmë vërehen probleme në sektorin e energjisë me disa pika karburanti në gjendje të thatë.

Autoritetet policore vlerësojnë se protestat do të jenë sërish masive dhe, siç është paralajmëruar, rreth 13 mijë policë do të jenë në këmbë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua më herët sot me kryeministren Elisabeth Bourne dhe përfaqësuesit parlamentar të partive pro-qeveritare.

Presidenti francez akuzoi drejtpërsëdrejti partinë e majtë Franca e pabindur se po nxit aktet e dhunës dhe dëshiron të delegjitimojë institucionet e vendit, ndërsa favorizon dialogun e qeverisë me sindikatat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit