Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar akt kriminal sulmin me armë drejt godinës së Top Channel, ku humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç.
Sulmi ndaj ‘Top Channel’, Begaj: Ngushëllime familjes, ngjarja të zbardhet sa më shpejt!
“Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, shkroi Veliaj.