Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Top Channel, ku rreth orës 01:00, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj godinës dhe si pasojë, humbi jetën roja e sigurisë, Pal Kola 60-vjeç.
Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani policia ka ndaluar dy djem të cilët vinin nga kryeqyteti në drejtim të Vlorës.
Dy të rinjtë janë shoqëruar e po merren në pyetje me qëllim mos lidhin ngjarje. Drejt Vlorës kanë shkuar efektivë nga Tirana me qëllim marrjen në pyetje të të shoqëruarve