-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kisha debulesë, jam me agjërim”, arrestohet shoferi i autobusit të Krrabës

Kryesoret

Policia ka arrestuar vënë shoferin e autobusit të Krrabës, Gentjan Qosjen, i cili shkaktoi një aksident dy ditë më parë në kryeqytet.

Qosja deklaroi se ishte me agjërim e se kishte debulesë në momentin që ndodhi aksidenti, por policia dyshon se ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gentjan Qosja  31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit.

Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit të Ekonomikut. Autobusi i linjës së Krrabës u përmbys në rrugë, pasi u përplas me dy mjete, duke lënë të lënduar 3 persona.

Shoferi i autobusit, Gentjan Qosja, nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Pas ngjarjes, ai u shpreh se ka pasur një debulesë, për shkak se është me agjërim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit