Deputeti britanik, Andrew Rosindell, me anë të një postimi në rrjetin e tij X, ka reaguar lidhur me protestat masive të cilat po mbahen prej ditësh në Tiranë, me qëllim dorëheqjen pakompromis të Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë.
Rosindell duke iu referuar vitit 2022 theksoi se shtetasit shqiptarë ishin ndër grupi më i madh që janë stacionuar ilegalisht me anije të vogla në Britaninë e Madhe.
Fjala e deputetit britanik
Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, të cilët më thanë se donin të largoheshin nga vendi, gjë që do të bëhet edhe më e mundur me hyrjen e Shqipërisë në Shengen. Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë ishin grupi më i madh që mbërriti ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndienin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre në radhë të parë. Do të marr leksione mbi sovranitetin nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm sot sa kurrë më parë.
Prime Minister Rama is free to comment on Britain, just as I am free to comment on Albania. I spoke to many young Albanians in Tirana last year who all told me they wanted to leave the country – which will be made all the more possible with Albania’s entry into Schengen.
— Andrew Rosindell MP 🇬🇧🏴 (@AndrewRosindell) June 26, 2026









