Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk pranoi sot që të deklaronte sa kandidatë do të ketë për kryetar bashkie dhe këshilla. Alibeaj tha se në KQZ depozitoi vetëm emrat e 20 kandidatëve nga 61 që janë në total. Nuk pranoi që të publikonte emrat e kandidatëve. Kush është fajtori? Enkelejd Alibeaj pranoi se ishte faji i tij që nuk arriti që të gjente kandidatë për të gjitha bashkitë. Në fjalën e tij theksoi se iu lut kandidatëve të “Foltores” që të garonin me siglën e PD-së zyrtare.
“Janë një numër i kufizuar bashkish. Proceduat vazhdojnë. Në dy raste, ka pasur një gjest politik të dy kandidatëve tanë të deklaruar, Kurbin dhe Lezhë, që vlerësuan që nën interesin e demokratëve. Duke bërë dallimin dhe dilemën e madhe. Vendosën që të sakrifikoheshin. Pse jo në të gjitha? Po, duhet të jem i vërtetë. Për të gjithë situatën ku jemi sot përse ka ardhur. Partia ka qenë nën agresion civil për 1.5 vite, sigurisht që nuk është situata më e shëndetshme për t’u prezantuar.
Një parti që është zvarritur gjyqeve në interes të Ramës, se ai është fituesi në këtë rast. Një parti, që pjesa e shëndoshë që është këtej, shtriu dorën deri në përgjërim pjesës tjetër, duke bërë këtë llogari, që armiku i shqiptarëve Edi Rama, duhet t’i bënte bashkë të gjithë, e pati një kosto. Dora e shtrirë në tetor për të dalë me një kandidat të demokratëve fitues e krijoi edhe kjo një pasivitet dhe kosto.
E pranoj edhe stërzgjatja e gjyqit, krijoi edhe pasivitetin. Kam faj unë. Unë jam nga ata që mbaj përgjegjësi. Duhet të kisha treguar se duhet të ikja nga ideja e pritjes dhe të ishim fokusuar te degët dhe strukturat. Jo vetëm unë, edhe të tjerë. Kjo na çoi në këtë pamundësi që strukturat të ishin gati. Jam ndodhur në dilemë edhe strukturat në bazë. Kanë qenë rreth 20 kërkesa për kandidime. Disa zgjodhën që të sakrifikoheshin. Procedurat vazhdojnë” deklaroi ai.