-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Veliaj trembet nga premtimi im për transport publik falas

Kryesoret

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për bashkinë e Tiranës i qëndron premtimit për transport publik falas. Sulmeve nga krahu i majtë për premtimin u është përgjigjur sot zëdhënësja e shtypit për fushatën në bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, e cila listoi edhe disa vende që e kanë aplikuar transportin publik falas për ta konkretizuar.

“Erjon Veliaj është zënë ngushtë, pasi propozimet e Belind Këlliçit dhe platforma që ai ka për qytetarët, për problemet që ata hasin, zgjidhjet që ai ofron dhe masat për uljen e kostove të jetesës, po e nxjerrin zbuluar qeverisjen e keqe të Tiranës në këto 8 vite.

Projekti i Belindit për transportin falas duket se ka prishur rëndë qetësinë e Veliajt, i cili në këto dy mandate ka shtuar barrën mbi njerëzit, ka rritur taksat dhe tarifat, dhe ka ofruar shumë pak shërbime.

Në përgjigje të qëllimit dashakeq për keqinformimin e publikut, e vërteta është se ekziston Charm City Circulator sikurse quhet shërbimi publik i transportit që ofrohet falas në qendrën e qytetit të Baltimorës prej vitit 2010.

Përbëhet nga katër linja të cilat mbulojnë rrugët kryesore të qytetit, vendndodhjet më të rëndësishme, stacionet kryesore si dhe shërbimin Ëater Taxi Harbour Connector.

Ky i fundit është gjithashtu një tjetër shërbimi falas i transportit publik nëpërmjet trageteve detarë që lidh gjashtë porte urbane të gjirit Chesapeake. Sot ka rreth 250 lokacione në botë që ofrojnë pjesërisht ose plotësisht transportin publik falas.

Shembujt variojnë nga transport publik plotësisht falas në qytete si Talini në Estoni, Kansas City në SHBA e Chengning në Kinë e deri tek transporti publik që ofrohet falas në mënyrë të pjesshme sikurse ndodh në qytete si Perthi i Austrialisë apo edhe konkretisht Baltimorë në SHBA” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit