Autoritet italiane kanë arrestuar 3 shqiptarë pasi u kapën me një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane.
Ngarkesa u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Mësohet se kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori.
Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë.
Kontejneri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës