-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim për falsifikim pasaportash, arrestohet 54-vjeçari/ Emri

Kryesoret

Policia ka arrestuar Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.
 Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit