-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punonin në ndërtim pa letra, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

Kryesoret

Autoritet zvicerane kanë arrestuar mëngjesin e së martës 6 punëtorë “pa letra” në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach të Kantonit St. Gallen.

Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune.

Punonjësit e arrestuar janë një boshnjak, 2 shqiptarë dhe 3 shqiptarë të Kosovës.

Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen.

Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan polizei-schweiz.ch.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit.

Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar sisa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të kantonit St.Gallen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit