13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët e bëjnë më së miri/ Hajdutët vjedhin kasafortën e lokalit të dasmave me 25 mijë euro brenda!

Kryesoret

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në qyetin e Pejës, ku në orët e para të mëngjesit të së martës, një sallë dasmash ka rënë pre e një vjedhjeje.

KlanKosova ka bërë me dije se në ambientet e lokalit janë mundur të merren nga kasaforta një shumë prej 25 mijë euro. Mungesën e shumës së parave e vuri re vetë pronari i restorantit, i cili lajmëroi autoritetet ligj-zbatuese.

Policia e Kosovës bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe po kryhen të gjitha veprimet për të identifikuar autorin ose autorët.

“Policia e Kosovës janë në koordinim me prokurorin e shtetit ku janë nënshkruar disa autorizime për policinë, në mënyrë që fillimisht të identifikohet personi apo personat e mundshëm që e kanë kryer këtë vepër penale dhe të merren veprimet tjera shtesë që të ndriçohet në plotëni kjo vepër penale”, tha Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit