-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre lëvizjet e Ramës për të fituar zgjedhjet; pagat, tenderat dhe administrata

Kryesoret

Sot Edi Rama njoftoi zyrtarisht atë që kishte paralajmëruar prej ditësh; rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët. Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë rritje page për të gjithë administratën dhe brenda dy viteve rroga mesatare në vend do të shkojë 900 Euro.

Për pensionistët zyrtarizoi 50 mijë lekë shpërblim. Hapur, pako elektorale, në shkelje të Kodit Zgjedhor, por vetë i pari i qeverisë e injoroi këtë pyetje kur iu drejtuan gazetarët. Kodi Zgjedhor parashikon qartë që katër muaj përpara zgjedhjeve ndalohen lëvizje të tilla të qarta elektorale.

Kjo është pika e fundit, të paktën për momentin e strategjisë së kryesocialistit për të fituar zgjedhjet lokale në pjesën dërrmuese të bashkive. Në të gjithë njësitë që drejton 60 nga 61 në muajin e fundit kanë vërshuar tenderat. Asfalt elektoral në cdo cep.

Çakëll. Kanale vaditëse. Rikonstruksione. Ujësjellësa. Rëndësi ka qenë nisin përpara zgjedhjeve. Një pjesë e të gjithë tenderave janë parashikuar për t’u shlyer nga buxhetet e dy viteve në vazhdim. Kjo do të thotë që deri në zgjedhjet parlamentare mos prisni më investime.

Një tjetër shkelje e denoncuar është shtimi i radhëve në administratë. Numri i punonjësve në administratën publike po vjen në rritje vit pas viti, edhe pse një seri shërbimesh tashmë jepen online.

INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit të vitit 2022, administrata publik arriti në 184,396 persona ose 2,036 të punësuar më shumë në tremujorin e tretë, teksa punësimi në sektorin privat për të njëjtën periudhë krahasimi pësoi tkurrje e mbi 10 mijë persona.

Gjithmonë në prag të zgjedhjeve ka një tendencë për të fryrë administratën me punonjës qoftë edhe të përkohshëm. Rama po bën gjithçka për të fituar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit