Parlamenti do të zhvillojë sot, më 28 mars, seancën e përjavshme plenare që nis në orën 10:00. Por 30 minuta para nisjes së punimeve parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha pritet të mbledhë grupin e tij parlamentar.
“Në ora 9:30 mbledhje e grupit parlamentar në seli, salla ‘Azem Hajdari.’”, njofton zyra e shtypit e selisë blu.
Mësohet se temë e diskutimeve do të jetë pikërisht paracaktimi i qeëndrimeve në Kuvend, kur kryefjalë do të jenë sulmet dhe akuzat ndaj mazhorancës dhe qeverisë lidhur me ato që demokratët i cilësojnë si aferat korruptive të qeverisë “Rama”.
Po ashtu temë do të jetë dhe qëndrimi lidhur me situatën tejet shqetësuese të rritjes së kriminalitetit në vend.