Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni të Italisë ku ka mbetur e vrarë një 60-vjeçare shqiptare.
Shqiptarja është goditur me thikë nga bashkëshorti pas disa mosmarrëveshjeve në familje. Mësohet se shkaku ka qenë xhelozia.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Autoritetet raportojnë se bashkëshorti është arrestuar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.