-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Osmani nga Vjena: Është fazë e re për Kosovën

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku kohë më parë kishte folur edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Në fjalimin e saj, që titullohej “Ligjeratë mbi momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, Osmani foli për suksesin e Kosovës në dy vitet e fundit.

Osmani përmendi disa ngritje në rënditjen e organizatave ndërkombëtare, duke vlerësuar se pushteti aktual po bën reforma demokratike që fuqizojnë sundimin e ligjit e qëndrueshmërinë demokratike.

“Kosova është një storie e suksesit për të qenë krenar, për shkak se në vetëm dy vite, ne kemi arritur të ndërmarrim reforma demokratike dhe dhe të sundimit të ligjit që e kanë bërë Kosovën një nga tri vendet në botë, botërisht, në çështje të qëndrueshmërisë demokratike dhe zhvillimit demokratik sipas Freedom House,” deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu foli edhe në lidhje për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbis. Ajo tha se marrëveshja aktuale është mes dy vendeve e shteteve të barabarta.

“Mesazhi i dytë i rëndësishëm që dua të potencoj në fillim, është marrëveshjes e re që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë që kjo marrëveshje krijon, absolutisht krijon, një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shikon dhe e krahason me të gjitha marrëveshjet e tjera të arritura në procesin e dialogut në këto 12 vite, dhe kanë qenë shumë marrëveshje. Kjo marrëveshje është ndërmjet dy palëve kontraktuese, ndërmjet dy vendeve të barabarta, ndërmjet dy shteteve të barabarta, që sipas nenit 1, respektojnë parimin e integritetit territorial, respektojnë parimin e sovranitetit, respektojnë parimet e tjera të përfshira në Kartën e OKB-së”, u shpreh presidentja e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit