-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshjet me Serbinë, Kurti: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje.

Edhe pse 2 vendet kanë rënë dakord për marrëveshjen europiane e cila synon të rregullojë marrëdhëniet e 2 vendeve duket se kjo nuk ësht arritur akoma.

Kurti u shpreh se për derisa sa Vuçiç thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, ai nuk është person i dëshiruar në Kosovë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë.

Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Recakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.

Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, tha Kurti.

Vuçiç është shprehur se deri në qershor ka në plan që ta vizitojë Republikën e Kosovës për një afat kohor një ose dy ditor. Ai gjithashtu ka shtuar se dëshiron të takojë serbët në vë veri dhe jug.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit