Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se Edi Rama po tenton që të mashtrojë qytetarët për rritjen e pagave. Ai kërkoi që kreu i qeverisë në mandatin e tretë të ndëshkohet në 14 Maj për shkeljet që po i bën kodit zgjedhor.
“Edi Rama dhunon hapur kodin zgjedhor me këto mashtrime elektorale, por kjo nuk e shpëton nga humbja. Thyerja e kodit zgjedhor tregon vetëm dëshpërimin e tij.
Ai është para gjykimit të popullit të grabitur dhe vjedhur. Nëse do të donte të rriste pagat me të vërtetë duhet të miratonte projektligjin e PL-së së paraqitur që në dhjetor në Kuvend. Qytetarët do i japin ndëshkimin e merituar Edi Ramës” tha Meta.