Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të enjte në mëngjes në spitalin e Gramshit, ku shtetasi H. Ll., 65 vjeç, është hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar.
Blutë bëjnë me dije se 65-vjeçari trajtohej në këtë spital, për Astmë dhe Hipertension. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur “për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike”. 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.
“Gramsh/Informacion paraprak: Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetë hedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension). Për shkak të dëmtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia.
E rëndë në Gramsh, 67-vjeçari hidhet nga kati i 4-t i spitalit!