Një foshnjë 16-muajsh ka vdekur pasi është qëlluar me armë nga vëllai i tij 5-vjeçar brenda një apartamenti në Lafayette, Indiana, SHBA. Incidenti u bë i ditur nga policia të enjten, ndërsa tragjeditë me përdorimin e armëve në SHBA janë tashmë me dhjetëra gjatë 2023, në SHBA.
Autoritetet thanë se u lajmëruan nga një kalimtar për të shtënat në një apartament në Lafayette, gati 100 kilometra në veri të Indianapolis; kur oficerët arritën në apartament, ata gjetën një fëmijë të vdekur.
Deri më tani në vitin 2023, ka pasur më shumë se 60 raste në të cilat fëmijët janë qëlluar pa dashje, duke rezultuar në 25 viktima dhe 39 të plagosur në SHBA, sipas shifrave nga organizata joqeveritare Everytoën for Gun Safety.
Ka rreth 400 milionë armë në SHBA, të cilat shkaktuan më shumë se 45,000 viktima në vitin 2020, vrasje, aksidente dhe vetëvrasje, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Ndërsa këtë vit, për herë të parë, armët janë shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshave 1 deri në 19 vjeç, me 4,368 viktima.