Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama.
“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.
Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve” tha ai.
Tashmë sfida kryesore është Italia dhe Greqia, ku shqiptarët janë në numër më të lartë.