-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhje me rusët? Kryemadhi: Nuk kam llogari jashtë! Sulmi nga inceneratorët

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli pasditen e sotme në një konferencë për mediat duke hedhur poshtë akuzat e Edi Ramës se ka lidhje me oligarkë rusë dhe se është financuar prej tyre. Për ish-kryetaren e LSI-së, kjo është e gjitha një fushatë shpifje që buron dhe financohet nga inceneratorët, të cilët theksoi se do të vazhdojë që t’i denoncojë.

“Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit.

Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.  Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë:

INCENERATORËT!

Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja” tha ajo.

Kryemadhi lidhje me rusët? Rama: Drejtësia të nisë verifikimet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit