-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Llalla po shijon azilin! SPAK: Ne po presim ta sjellin në burg

Kryesoret

Disa javë më parë avokati i Adriatik Llallës konfirmoi se ish-Kryeprokurori ka fituar statusin e azilantit, por kreu i SPAK-ut nuk mendon kështu.

Ai tha sot se Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian, por shtoi se vijon procesi për ekstradimin në Shqipëri ku është dënuar me burg.

“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Nuk jam vënë në dijeni nga homologët për marrjen e statusit të azilantit nga ana e Adriatik Llallës. Llalla vijon të qëndrojë në Itali dhe procesi vijon për ekstradim.

Kam besimin e plotë se ekstradimi i Llallës do të miratohet dhe ish-kryeprokurori do transferohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit të marrë nga drejtësia Shqiptare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit