-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Arsyet përse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës

Kryesoret

Opozita i ka bërë thirrje prej më shumë se një viti SPAK-ut që të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës, ku paguhet për djegin e plehrave, por në fakt bëhet vetëm groposje e tyre.

Ndryshe nga dy inceneratorët e parë të Fierit dhe Elbasanit që janë sekuestruar, i Tiranës vijon normalisht procesin duke marrë miliona Euro. Por përse nuk sekuestrohet?

Kreu i SPAK Altin Dumani u justifikua sot duke thënë për gazetarët se çështja duhet të hetohet si duhet, pasi ka shoqëri që mund t’i çojë në arbitrazh.

“Prokuroria po kryen shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh.

Pagesat që vijojnë? Po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit” tha Dumani.

Për Stela Gugalljen, tha se është në proces ekstradimi. “Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake për Stela Gugalljen. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat” tha ai.

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Dumani flet për “mbretin” e basteve dhe Ahmetajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit