-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Reagojnë Presidenti Begaj dhe Ambasada e SHBA !

Kryesoret

Në 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi se vendi ynë, që nga ai moment, ka qenë kontribuues në mbrojtjen dhe stabilitetin e rajonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë.

“Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, shkroi ambasada në Twitter.

Begaj: Krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë

Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Lidhur me këtë ditë të rëndësishme, ka reaguar presidenti Bajram Begaj, i cili thotë se Shqipëria është krenare që kontribuon për paqen dhe sigurinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit