-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duhet të shlyeja çmimin e biletës”, dënohen 2 shqiptarët e kapur në shtëpi bari në Angli

Kryesoret

Autoritet britanike kanë dënuar me 16 muaj burg 2 shqiptarë pasi janë kapur në një fermë kanabisi.

Të dënuarit janë 26-vjeçari Blerim Salimusaj dhe 22-vjeçari Luka Mecini. Arrestimet e dy shqiptarëve janë kryer më 29 shkurt në Egremont.

Gjatë kontrollit fizik në fermat e kanabisit, policia gjeti dhe sekuestroi 185 bimë.

Avokati i Salimusaj tha se i pandehuri ka shkuar në Britani ilegalisht në vitin 2018 dhe kishte borxh 20,000 paund.

“Ai po punonte për të shlyer çminim e biletës së ardhjes në Britani. Kultivoi kanabis për të shlyer borxhin. Nuk kishte për qëllim të merrej me organizata kriminale. Para kësaj, ai punonte në ndërtim, por fitimet ishin të ulëta dhe nuk mundi dot të shlyente borxhin”, deklaroi avokati i tij mbrojtës.

Gjykata e qytetit, i dënoi të dy shqiptarët me 18 muaj burg dhe me dëbim pas shlyerjes së detyrimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit